Zv. ministri i Kurtit i lutej Zotit për ryshfet: "MashAllah, InshAllah puna ka shku mirë jarabi" - NACIONALE

Zv. ministri i Kurtit i lutej Zotit për ryshfet: "MashAllah, InshAllah puna ka shku mirë jarabi"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"MashAllah, InshAllah puna ka shku mirë ja Rabbi" – janë disa nga fjalët që dëgjohet duke thënë Almir Veliji, zv. ministër në Qeverinë Kurti gjatë një bisede ku dyshohet për korrupsion të cilën ka siguruar Insajderi.

Në këtë audioincizim, Veliji dyshohet se është përfshirë në një aferë korruptive dhe dëgjohet duke u lutur në Zot që “puna të shkojë mirë”.

Një audioincizim që e ka siguruar Insajderi e përfshinë atë edhe në vendim-marrje për të hequr nga lista qytetarin që aplikoi për një grant qeveritar prej 70 mijë eurosh e që refuzonte të jepte ryshfet. Në bisedat të tjera të deponuara te autoritetet, që denoncuesi pretendon se janë bërë mes tij e Velijit, çmimi i ryshfetit ishte bërë me kode: 13 çokollata – në kuptim të 13 mijë eurove” – raporton Insajderi.

Në anën tjetër nuk kemi asnjë reagim nga kryeministrit, Albin Kurti për marrjen e ndonjë mase ndaj zv.ministrit.

Kurti ishte pyetur në një nga seanca e Kuvendit të Kosoëvs lidhur me rastin, ku kishte mohuar se zv.ministri kishte marrë mito.

Për këto raste, duhet që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre, meqenëse e kanë filluar këtë. Nuk jam në dijeni se zv.ministri ka marrë mito. Përveç konstatimit se komisioni i atyre granteve, nuk japin grante, pa marrë diçka.” – kishte deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme