"Tash e hjeki nga lista": Del një audio-incizim ku zv. ministri i Kurtit nervozohet kur një qytetar refuzon të japë ryshfet - NACIONALE

"Tash e hjeki nga lista": Del një audio-incizim ku zv. ministri i Kurtit nervozohet kur një qytetar refuzon të japë ryshfet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Almir Veliji, zv. ministër në Qeverinë Kurti, është rikthyer sërish në vëmendjen mediale pasi doli një audioincizim që e ka siguruar Insajderi.

“S’ka problem hiç, s’ka e nali këtë punë. E ndërprej, le ta këqyr ai tani,” – shprehej zv. ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e kryeministrit Kurti.

Këto fjalë thuhet të jenë thënë pasi ai e ka kuptuar se qytetari që kishte aplikuar për grat qeveritar prej 70 mijë eurove kishte refuzuar të paguante ryshfet.

“Sot unë do të përprej menjëherë, e thirri njerin... tash e hjeki nga lista.” – vazhdon bisedën ai me një person që raportohet të jetë dëshmitar i Policisë së Kosovës.

Përkundër raportimeve të shumta mediale deri më tash, kryeministri Kurti ende nuk ka marrë masa ndaj këtij zv. ministri.

Kurti i pyetur në seancën e Kuvendit të Kosovës për këtë rast, i kishte thënë këto fjalë:

“Për këto raste, duhet që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre, meqenëse e kanë filluar këtë. Nuk jam në dijeni se zv.ministri ka marrë mito. Përveç konstatimit se komisioni i atyre granteve, nuk japin grante, pa marrë diçka,”

Audio-incizimi:

Lajme të ngjashme