Zv/ministri i Arsimit i fajëson Arsim Bajramin e Hykmete Bajramin për doracakët, e pranon se kanë gabime
Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, i ka akuzuar Arsim Bajramin e Hykmete Bajramin për doracakët e edukatës seksuale.
Kelmendi ka thënë se debati i fundit është propaganda, por e pranoi se tekstet kanë gabime, duke thënë se do të dërgohen për rishikim.
Postimi:
Kronologjia e propagandës dhe tendenca për kauza të reja.
Qindra lajme, kronika, postime, emisione, debate që tentojnë të përfshijnë edhe fëmijët por askush nuk mban përgjegjësi.
1. Thanë se është kurrikulë. E pavërtetë!
2. Thanë se është tekst shkollor. E pavërtetë!
3. Thanë se është lëndë obligative. E pavërtetë!
4. Thanë se është tekst obligativ. E pavërtetë!
5. Thanë se është tekst për nxënës.E pavërtetë!
6. Doracak për mësimdhënës por ju e bëtë.E pavërtetë!
Filloi në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami (PDK) dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami (LDK). (bashkëngjitur dokumentet)
7. Nga dhjetëra faqe edukative ka disa pjesë të tekstit të papërshtatshme. Jemi dakord, prandaj po e dërgojmë për rishikim dhe përmirësim nga grupet e ekspertëve profesionalë.
Dështoi kauza!