Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Rruga Prizren-Tetovë është iniciativë e jona, Kurti e përdori për fushatë
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka thënë se rruga Prizren-Tetovë është iniciativë e Qeverisë ku ai bën pjesë, projekt ky për të cilin kryeministri Albin Kurti foli në një tubim në Tetovë.
Grubi për “Rtv21”, citohet të ketë deklaruar se VV-ja e përdori për fushatë zgjedhore në Prizren projektin “e paguar me taksapaguesit e Maqedonisë së Veriut”.
“Për të marrë pjesë kryeministri në një koncert dhe për të promovuar ose për të diskutuar më mirë të them për rrugën Prizren- Tetovë, e cila është iniciativë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Do të thotë Qeveria e Kosovës, dhe këtë e diskutuam edhe me ministrin Liburn Aliu kur ishte pas dy tre ditësh pas vizitës së kryeministrit nuk kishte as idenë as projektin as fizibilitetin dhe ne ua dhamë aso kohe dhe Qeveria tashmë e Kosovës ose Vetëvendosje atëherë e përdori studimin e fizibilitetit që ne e kishim bërë për fushatën zgjedhore në Prizren, do të thotë me projektin e paguar me taksapaguesit e Maqedonisë së Veriut dhe është kryekëput zanafillë, pikënisje nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.” – ka thënë ai.
Veç kësaj, Grubi po ashtu konfirmuar se nuk kanë qenë të njoftuar për vizitën e kryeministri Kurti në Maqedoninë e Veriut, por se një gjë të tillë e morën vesh nga mediat.
“Nga mediat kemi qenë të informuara, formalisht jo.” – tha ai.