Zv.drejtori i Policisë: S’kemi informacione nëse ka persona tjerë të plagosur - NACIONALE

Zv.drejtori i Policisë: S’kemi informacione nëse ka persona tjerë të plagosur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka thënë se nuk ka informacione zyrtare nëse ka të lënduar apo jo nga grupi kriminal që sulmoi Policinë e Kosovës, ku një pjestarë humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Hoti ka thënë se nuk ka informacione por ajo që dihet sipas tij, është që ka ende shkëmbim zjarri.

Zyrtarisht nuk kemi informaciona ka apo nuk ka. Në momentet që po flasim ka ende shkëmbim zjarri. Këta persona të armatosur të cilët posedojnë kalibra të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar, qysh e tha edhe Kryeministri janë të rrethuar.” – ka thënë Hoti.

Tutje, ai ka thënë se janë marrë masat e sigurisë edhe është vendosur perimetri i Policisë së Kosovës.

Këto komente Hoti i bërë gjatë konferencës së jashtëzakonshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vrasjes së policit në veri të vendit.

Lajme të ngjashme