“Janë së paku 30 ushtarakë e policë profesionistë serbë që po sulmojnë ende”: Kurti flet në konferencë të jashtëzakonshme
Janë 30 persona të armatosur – profesionist ushtarakë dhe policorë serbë – që po vazhdojnë ende sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka njoftuar në konferencën për media të jashtëzakonshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
U publikuan pamjet ku shihen autoblinda ushtarake e policore brenda oborrit të Manastirit të Banjskës.
“Sulmet mbi policinë tonë duke vazhduar, janë së paku 30 ersona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen në rrethimin e forcave I ftoj të dorëzohen. Janë së paku 30 të tillë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi që kanë vrarë Afrim Bunjaku dhe kanë plagosur Alban Rashiti”, tha Kurti.
“Ne do t’u përgjigjemi terrorit dhe terroristëve. Ne jemi në anën e drejtë, po punojnë për siguri dhe rend e ligj. I ftoj të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi, të lejojnë institucionet”, tha Kurti.
"Janë formacion ushtarak që kanë ardhur të luftojnë në Kosovë. I ftoj të dorëzohen"
Kurti tha se pas pamjeve dhe fakteve që kanë shpalosur në konferwncë për media ku shihet pjesëtarë të formacioneve ushtarake në rrethinën e manastirit të Banjskës “askush tashmë nuk mund të ketë dilema se ku ndodhemi dhe çfarë rreziku kemi”.
“Nuk bëhet fjalë për fshatarë, por për profesionistë që me maska uniforma dhe kalibra të rëndë, kanë ardhur të luftojnë në territorin e republikës sonë. Nuk e dimë nga janë as s’i kemi identifikuar, por organet tona po bëjnë vlerësimet e tyre”, tha Albin Kurti.
Kurti tha se ajo rrethinë e Manastirit të Banjskës nga këta formacione ushtarake po provohet të shndërrohet “në rrethinë lufte”.
“Hetimet do ta zbulojnë pse bash aty, pse bash tani, në manastir”, tha kryeministri.
“Për cilësimet përfundimtare (se a është agresion serb ndajj Kosovës) ende nuk i kemi përmbyllur. Do t’u japim pak kohë ekspertëve ton të sigurisë që ta emërtojnë saktë këtë”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


