Zubin Potoku i mbushur me policë pas shpërthimit: Peci poston foto nga Roma, Albulena Haxhiu nga një tubim i VV-së - NACIONALE

Zubin Potoku i mbushur me policë pas shpërthimit: Peci poston foto nga Roma, Albulena Haxhiu nga një tubim i VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në veriun e vendit, më konkretisht në Zubik Potok, atje ku ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në kanalin e Ibër Lepencit.

Derisa ka shumë pak detaje nga policia, ende nuk ka as reagim nga Qeveria e Kosovës.

Dy ministra ndërkohë, Faton Peci e Albulena Haxhiu, kanë postuar fotografi në Facebook.

Ky i pari, ka postuar një foto nga Roma, ndërsa ministrja e Drejtësisë nga një tubim i VV-së.

Prokuror kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dal tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.

Po, në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë prokurori kujdestar bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë e Antiterrorit. Është duke u punuar për zbardhjen e këtij rasti.” – bëri të ditur për Nacionalen, Preteni.

Lajme të ngjashme