ZRRE miraton tarifat e energjisë për 2026 pa shtrenjtuar çmimit
ZRRE ka miratuar tarifat për transmetim, shpërndarje dhe furnizim universal për vitin 2026, pa rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët.
Me pesë vota për, u miratuan tarifat për KOSTT, KEDS dhe KESCO.
ZRRE tha se analizat janë bërë sipas kornizës rregullatore në fuqi.
Nga Departamenti i Tarifave, Muharrem Gashi deklaroi se “ZRRE nuk mendon që ky propozim duhet të aprovohet dhe mendojmë që duhet të mbetet pa ndryshuar struktura ekzistuese tarifore dhe niveli i tarifave”.
Sipas ZRRE-së, tarifa mesatare e shpërndarjes ka shënuar rënie prej rreth 2.7 për qind, për shkak të diferencës në nivelin e shitjeve të energjisë.