Zotimi i Kurtit për sigurimet shëndetësore, Tahiri: Ju lutna tregomëni qysh bëhet kjo me 10 milionë euro të buxhetuara? - NACIONALE

Zotimi i Kurtit për sigurimet shëndetësore, Tahiri: Ju lutna tregomëni qysh bëhet kjo me 10 milionë euro të buxhetuara?

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po shkon në lexim të parë Projektbuxheti për vitin 2026, iu referua Nenit ku është buxhetuar zotimi për sigurime shëndetësore me vetëm 10 milionë euro.

“Tash duhet me i cek disa çështje që lidhen me ekspoeznë. Shiheni pikun e Fondit të Sigurimev Shtetësore. Ky është 10 milionë euro. Tash ju lutna, a më tregon dikush qysh bëhen Sigurimet Shëndetësore me kaq buxhet? Qysh arrin me zbatimin në këtë vit të premtimit më të madh për SSH? Me 10 milionë euro?

E dyta, u fol shumë për investime në ushtri. Investimet për vitin 2026 në raport me investimet kapitale në 2025, dallojnë veç 2 milionë euro? Qysh me 2 milionël euro më shumë? Ky buxhet absolutisht nuk reflekton me atë çk aështë zotuar?

Lajme të ngjashme