Zoran Todiq mohon se është shtënë drejt KFOR-it, ngre pretendime tjera - NACIONALE

Zoran Todiq mohon se është shtënë drejt KFOR-it, ngre pretendime tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ka komentuar zhvillimet e fundit të mbrëmshme ku u raportuan të shtëna ndaj KFOR-it. Ai i ka mohuar këto raportime.

“Pas incidentit në komunën e Zubin Potokut, tensionet u rritën edhe në komunën e Leposaviqit. Megjithatë, populli është i vendosur të qëndrojë në këtë luftë dhe është i vendosur të luftojë për një të ardhme të sigurt në këto zona,”u shpreh Todiqi për TV Pink.

Ai ka pretenduar se në stacionin policor janë futur armë (me tyta të gjata), snajperë etj. Dhe kjo sipas tij tregon (sic) “qëllimet e Qeverisë nga Prishtina.”

Todiq ka thënë se mes popullit serb në Kosovë tashmë ka unitet, që përkthyer me gjuhën tonë nënkupton nënshtrim ndaj politikës së Vuçiqit.

“U krijua uniteti, i cili ishte shumë i nevojshëm. Ne nuk kemi çfarë të kërkojmë nga institucionet e Kosovës kur marrim vetëm dhunë dhe (armë) me tyta të gjata prej tyre. Kësaj radhe s’ka asnjë koncesion, kjo është Serbia për ne...” – vazhdoi z. Todiq.

Lajme të ngjashme