Zhvillimet në Rusi: Kryetari i Moskës u bën thirrje qytetarëve t’i shmangin lëvizjet
Kryetari i Moskës, Sergei Sobyan, raportohet se u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin lëvizjet atje.
Kjo pas raportimeve se forcat mercenare të Wagnerit janë nisur drejt kryeqytetit rus pasi shefi i tyre, Yengeny Prigozhin bëri thirrje për rrebelim kundër ushtrisë ruse, raporton BBC.
Ky rebelim, nisi pasi Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse për sulme ndaj forcave të tij në Ukrainë.
Ndërkohë, ngjarje të jashtëzakonshme po ndodhin në Rusi. Ata që deri para pak ditëve luftonin krah për krah me ushtarët rus në Ukrainë, janë ngritur kundër udhëheqësisë ushtarake ruse.
Luftëtarët e grupit “Wagner” raportohet se e kanë marrë kontrollin në objektet ushtarake në Rostov-on-Don të Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar ndëshkim për atë që e ka quajtur “thikë pas shpine”.
Detaje rreth këtyre zhvillimeve, mund të lexoni në tekstin më poshtë të përkthyer nga Nacionale:
