Zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët të përçarë në dy lista, rrezikojnë të mbesin pas asnjë mandat - NACIONALE

Zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët të përçarë në dy lista, rrezikojnë të mbesin pas asnjë mandat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqiptarët e Luginës së Preshevës sërish nuk kanë arritur të bashkohen në një listë të përbashkët për zgjedhjet nacionale të Serbisë, të cilat do të mbahet më 17 dhjetor.

Spektrit politik atje është ndarë në dy lista zgjedhore.

Ish-deputeti shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi do t`i prijë Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, kurse listës “Lugina e Bashkuar” do t`i prijë Visar Memeti.

Kjo ndarje mund të ndikojë që në këto zgjedhje shqiptarët të mos fitojnë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Megjithatë, ish deputeti Shaip Kamberi është shprehur optimist.

Në tubimin e fundit elektoral, ai ka thënë se përfaqësimi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë është i domosdoshëm.

Me pamje nga tubimi përmbyllës, faleminderoj çdo qytetarë të Luginës për përkrahjen e kontributin e dhënë gjatë kësaj fushate. Faleminderoj partnerët e koalicionit, dashamirët dhe vullnetmirët e Luginës”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në “Facebook”, duke u shprehur optimist për rezultatin.

Vazhdoj të besoj që për shqiptarët përfaqësimi është i domosdoshëm. Që beteja nuk guxon të ndalet. Që ne jemi në rrugë të drejtë e që mbështetja popullore nuk do të mungojë. Tani, disa minuta para se të hyjmë në heshtje zgjedhore, ju ftoj të vazhdoni mobilizimin. Të angazhoheni. Të fitojmë. Ndryshe nuk bënë. Ndryshe nuk mundet”, ka shkruar ai.

Më pesimist për rezultatin në zgjedhjet e së dielës është shprehur kryetarin i Komunës së Preshevës, Shqipprim Arifi, i cili është me listën e dytë zgjedhore të shqiptarëve.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se për shkak të përçarjes së spektrit politik pritet të ketë dalje të ulët të shqiptarëve në zgjedhjet e së dielës.

Kjo dalje e ulët, ka thënë ai, rrezikon që shqiptarët kësaj radhe të mbesin pa përfaqësim në Kuvendin e Serbisë.

Shumë të vogla. Fare hiq. Në vitin 2020 kur kemi qenë të unifikuar i kemi pasur 26 mijë votues që na kanë votuar neve, kur më shumë nuk kemi pasur votues. Vitin e kaluar, kur ndërhyri Kurti dhe përçau shqiptaret në dy lista, i kemi vetëm 13 mijë vota. Pra 50 për qind më pak votues”, ka thënë ai, duke paralajmëruar dalje shumë më të ulët të shqiptarëve.

Sivjet keni me pa, edhe 50 për qind ka me ra pjesëmarrjeve e shqiptarëve në zgjedhje. Sepse janë të lodhur, iu është gërditur kjo punë prej Shaipit, prej Ragmiut, por edhe prej meje ndoshta. Dallime mes meje dhe atyre është se unë them se drejtimi im është Tirana, kurse e atyre është ego, paraja, interesi, bashkëpunimi me Kurtin”, ka thënë Arifi.

Lajme të ngjashme