Zgjedhjet lokale në Maqedoni – ku po udhëheq Aleanca Kombëtare për Integrim?
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po kryeson në një sërë komunash të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet lokale, sipas përditësimeve më të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Të dhënat nga qendrat e numërimit tregojnë epërsi të qartë të kandidatëve të AKI-së në komuna si Lipkovë, Vrapçisht dhe Pllasnicë, një avantazh të gjerë në Gostivar, si dhe një garë tepër të ngushtë në Zhelinë. Në Butel, AKI kryeson ndërkohë që numërimi ende vazhdon.
Ku po udhëheq AKI?
Vrapçisht – Isen Shabani
Kryeson bindshëm me 87,92%, përballë 6,96% të kandidatit të VLEN-it.
Lipkovë – Erkan Arifi
Në epërsi të madheme 67,79%, përballë 20,34% të kandidatit të VLEN-it.
Pllasnicë – Alija Jaoski
Me 64,46%, Jaoski prin me avantazh të qartë kundrejt kundërshtarit nga Partia Demokratike e Turqve që ka 33,54%. Rezultati është pothuajse i konsoliduar.
Gostivar – Valbon Ljimani
Udhëheq me 59,29%, duke lënë pas VLEN-in me 15,30%, ndërsa E Majta ka 11,54%.
Butel – Isamedin Azizi
Aktualisht në avantazh me 45,54%, ndërsa kundërshtari nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO ka 33,18%.
Çashkë – Suat Shaqiri
Kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim, prin me 46,91% të votave (859 vota), duke lënë pas kandidatin e VMRO-së me 30,09% dhe atë të LSDM-së me 22,06%. Ky rezultat shënon fitoren e parë historike të një shqiptari në krye të kësaj komune.
Strugë – Arsim Dalipi
Kandidati i AKI-së udhëheq me 35,50% (7.315 vota), përballë kandidatit të pavarur Mendi Qura, i cili ka 38,82% të votave.
Përveç këtyre komunave, AKI mbetet në garë edhe në komuna të tjera, ku numërimi i votave po vazhdon.