Zgjedhjet lokale, ambasadori britanik njofton MB Britania po ndihmon KQZ-në me një projekt kibernitik
Mbretëria e Bashkuar po ndihmon Komisionin Q endror Zgjedhor përmes një projekti kibernetik në prag të zgjedhjeve lokale, njoftoi ambasadori Jonathan Hargreaves, në një postim në rrjetin e tij Facebook, pas një takimi me Kreshnik Radoniqin.
Postimi i plotë:
Sot takova Kreshnik Radoniqin, Kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme komunale të dielën. E falënderova atë dhe ekipin e tij për përpjekjet e tyre për t'i bërë këto zgjedhje gjithëpërfshirëse, transparente dhe efikase, dhe vura re rëndësinë e mundësisë që mediat legjitime të jenë në gjendje të vëzhgojnë zgjedhjet në përputhje me ligjet e Kosovës.
Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur që po i ofron mbështetje KQZ-së, nëpërmjet një projekti kibernetik të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në punën e saj jetësore për të siguruar integritetin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve komunale.