Zgjedhjet në veri, voton Osmani: Shpresoj të formohen shpejt institucionet - NACIONALE

Zgjedhjet në veri, voton Osmani: Shpresoj të formohen shpejt institucionet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

E PËRDITËSUAR (09:33)

Kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, ka votuar në zgjedhjet që po zhvillohen në katër komunat në veri të vendit.

Osmani siç raporton Ekonomia Online, pas votimit ka thënë se pret që shumë shpejt të formohen institucionet.

E kreva një obligim qytetar. Shpresoj se shumë shpejt kanë me u formuar institucionet e komunës, qytetarët kanë shumë nevojë për institucione. Tash e sa muaj si qytetarë jemi duke hekur keq për institucione, ka shumë nevojë dhe shpresoj se shumë shpejt do t’i formojmë institucionet.” – ka thënë ai pas votimit.

Ndryshe, Nacionale po qëndron në komunat veriore për të përcjellur këtë proces zgjedhor.

Nga atje gazetarja Anita Nikaj ka thënë se deri më tani situata është e qetë dhe nuk ka lëvizje të qytetarëve.

E PËRDITËSUAR (08:55)

Zgjedhjet në veri: Voton kandidatja për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq

Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, ka votuar në zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore.

Siç raporton RTK, ajo ka thënë se pret që këto zgjedhjet të kalojnë pa incidente.

Pres që të jetë më mirë se më parë, pres që zgjedhjet të kalojnë pa incidente, sepse besoj se zgjedhjet duhet të bëhen në paqe dhe dashuri për popullin e jo me urrejtje, kërcënime dhe shantazhe se vetëdija do të funksionojë dhe se njerëzit do të votojnë, kushdo që voton faleminderit, kush nuk voton çfarë të thotë në këtë situatë specifike nuk kam asnjë koment. Nuk mund të them përafërsisht sa votues pres të votojnë, por shpresoj se atje do të jetë.” – ka thënë ajo, shkruan RTK.

Zgjedhjet: Hapen të gjitha qendrat e votimit në komunat veriore

Në katër komunat në pjesën veriore të vendit po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale.

Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tashmë janë hapur të gjitha qendra e votimt.

Janë 45 mijë qytetarë qytetarë që kanë drejtë vote në këto zgjedhje.

Ndërkohë, janë gjithsej 19 qendra të votimit me 34 vendvotime.

Hapjen e të gjitha qendrave të votitmit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë se të gjitha qendrat janë hapur dhe është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor.

Deri në këto momente, sipas planifikimet ju njoftoj se është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletvotimet. Natyrisht si çdo herë shpërndarja e materialit është bërë në bashkëpunim dhe me përcjelljen e Policisë së Kosovës. Më lejoni të ju njoftoj se sipas informacionet që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në katër komunat janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit në këto komuna. Gjithsej janë 19 qendra të votimit dhe siç kemi njoftuar deri më tani 6 janë të rregullta, ndërkaq 13 të tjera janë alternative. Të gjitha adresat e sakta të qendrave të votimit i kemi publikuar në ëebfaqen e KQZ-së, rrjetet sociale dhe mediat.” – ka thënë ai në konferencën e parë për media.

Tutje ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të votojnë.

Në anën tjetër edhe Policia e Kosovës me anë të një njoftimit ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunat veriore.

Policia e Kosovës (PK), siç e ka bërë të ditur me kohë ka bërë planifikimet e saj operacionale duke ndërmarr të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme policore në kuadër të mandatit dhe autorizimeve ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës. Zbatimi i planit operativ është duke u realizuar konform fazave të parapara me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë procesit të votimit sot, siç e quajmë në ditën (z), ku janë angazhuar zyrtarë policorë në numër të mjaftueshëm.” – thuhet në njoftimin e tyre.

Më tej, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë më Policinë e Kosovës.

Po ashtu vazhdojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit, KQZ-në dhe, të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë, me procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, raportime këto të cilat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagime

Në anën tjetër, udhëheqësit e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të lartë, kanë bërë thirrje që qytetarët të votojnë në zgjedhjet.

Kujtojmë se SHBA ka përkrahur mbajtjne e zgjedhjeve në veri. Fillimisht, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zgjedhjet do të njihen nga SHBA.

Ngjashëm është shprehur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovernier.

Lista Serbe partia më e madhe e serbëve të Kosovvës nuk merr pjesë në këto zgjedhje.

Lajme të ngjashme