Zgjedhjet e reja në veri në duar të kryetarëve të PDK-së - NACIONALE

Zgjedhjet e reja në veri në duar të kryetarëve të PDK-së

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë patuar me ndërkombëtaret për shtensionimin e situatës në veri. Marrëveshja e mbrëmshme parasheh mbajtjen e zgjedhje të reja në veri, ku do të merrnin pjesë edhe serbët. Por, ligjet në Kosovë nuk parashikojnë mundësinë që komunat të shkojnë në zgjedhje përmes një marrëveshje politike. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale parasheh vetëm mundësinë e dorëheqjes se kryetarëve.

Në këtë mënyrë mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri do të bëhet e mundur vetëm nëse kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, të cilët vijnë nga PDK-ja, japin dorëheqje. Shpallja e zgjedhjeve të reja në veri pa dhënë dorëheqje kryetarët mund të konsiderohet edhe shkelje kushtetuese

Madje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar marrëveshjen për zgjedhje të reja. Ai në emisionin “Opinion” ka bërë me dije se për të shkuar në zgjedhje të reja duhet të respektohen ligjet e Kosovës.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk mund të flas në emër të PDK-së.

Ka një mënyrë që duhet të respektohen ligjet për të pasur zgjedhje të reja. Shpallja e zgjedhjeve ka qenë pasojë e gabimeve të Albin Kurtit, shtyrja ka qenë antikushtetuese. Albin Kurti nuk mund të flasë në emër të dy kryetarëve që vijnë nga radhët e PDK-së.” – ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

Ai ka treguar se sot në ora 14: 00 do ta ketë një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Edhe i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë për RTV 21 se presidentja e vendit nuk është konsultuar me të për këtë çështje.

“Presidentja nuk është konsultuar asnjëherë me ne… për mendimin tim duhet të studiuar gjërsisht situata dhe arsyet pse duhet të shkohet në zgjedhje. Ky është mendimi im.” - deklaroi Zeqiri.

Si mund të shkohet në zgjedhje të reja?

Njohësit e qeverisje lokale kanë treguar se si vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja në veri.

Bekim Saliu nga instituti GAP ka deklaruar se kjo nuk mund të bëhet me marrëveshje politike.

Ligjet e pushtetit lokal në Kosovë nuk parashikojnë mundësinë që komunat të shkojnë në zgjedhje përmes një marrëveshje politike. Komuna shkon në zgjedhje nëse kryetari jep dorëheqje, vdes, humbet mandatin si rezultat i një vendimi të plotëfuqishëm të gjykatës për dënim me burg efektiv mbi 6 muaj, nëse kryetari humbet aftësinë për ushtrimin e funksionit publik, ose nëse shkarkohet sipas një procedure (shumë të komplikuar) ndërmjet qeverisë dhe gjykatës kushtetuese. Në asnjë rast tjetër, kryetari i zgjedhur nuk mund t'i merret mandati”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Ai bërë me dije se zgjedhjet për katër komunat në veri nuk mund të shpallen pa dorëheqjen e kryetarëve aktual.

Shpallja (eventuale) e zgjedhjeve, pa dorëheqjen e kryetarëve në veri, nuk mund të bëhet, dhe nëse bëhet, paraqet shkelje ligjore dhe kushtetuese. Për gjykimin tim, qeveria dhe kryetarët aktual të komunave atje duhet të pajtohen për zgjedhje të reja, me kusht që kryetarët e rinj të mos heqin flamurin e Kosovës nga ndërtesat komunale dhe se ndërtesat e komunave nuk mund të shfrytëzohen për ushtrimin e funksioneve paralele”, ka shkruar ai.

Kurse, Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se ligji parasheh që kryetarët të largohen edhe përmes një “referendumi” ku duhet të deklarohen 20 për qind e qytetarëve për largimin e kryetarit.

Pak rëndësi ka rrugëzgjidhja ligjore për të çuar në zgjedhje të jashtëzakonshme katër komunat veriore – përfshirë largimin e kryetarëve me “referendume”, anipse kjo do të kërkonte praktikisht dy procese votimi. E rëndësishme është që në rast të shpalljes së zgjedhjeve të reja, presioni ndërkombëtar do të bjerë mbi palën serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, duke e bërë pothuajse të pamundur çfarëdo bojkoti të Listës Serbe. Një rezultat i tillë vështirë se do të arrihej në çfarëdo rrethane tjetër, pa formim paraprak të Asociacionit – që ka qenë kusht i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Marrëveshja për zgjedhje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, mbrëmë ka treguar se është arritur ujdia në mes të Kosovës dhe Serbia për shtensionimin e situatës në veri.

Pas takimit që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ai ka dal me tri kërkesa të prera.

Zgjedhjet të reja në veri menjëherë, garantimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, dhe nisja e punës për themelimin e Asocicionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”, ka shkruar Borrel në “Twitter”.

Sipas tij, dështimi për t`i realizuar këto kërkesa do të ketë pasoja serioze për të dy palët.

Lajme të ngjashme