Nacionale sjell sot hulumtimin: Si po i lufton pushteti hetuesit që po i trajtojnë rastet e korrupsionit në qeveri - NACIONALE

Nacionale sjell sot hulumtimin: Si po i lufton pushteti hetuesit që po i trajtojnë rastet e korrupsionit në qeveri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale sot do ta publikojë hulumtimin lidhur me funksionimin e Njësisë së Veçantë Hetimore për Luftimin e Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës.

Pas largimit të udhëheqësit të Njësisë, major Shemsi Haziri që u evidentua edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ‘beteja’ duket se ka vazhduar me hetuesit e tjerë.

Sot, Nacionale tregon me iniciale hetuesit të cilët janë duke hetuar afera të ndryshme të zyrtarëve të lartë të pushtetit, të cilët janë në listë për largim përfundimtar nga Njësia.

Kush janë hetuesit që janë në listë të largimit?

Cilat raste po i hetojnë ata?

Çfarë forma të presionit po ushtrohen ndaj këtyre hetuesve?

Sa prej tyre u larguan me dëshirë si pasojë e presioneve?

Kush janë shefat e rinjë në Njësinë e Veçantë? A kanë lidhje me pushtetin?

Për të gjitha këto pyetje, Nacionale sot do të ofrojë detaje e të dhëna konkrete nga burime të larta e të afërta me të gjitha zhvillimet.

Lufta e pushtetit me këta hetuesë, vjen disa muaj pas shkarkimit të shefit të njësisë, Shemsi Haziri.

Ky zhvillim u trajtua me theks të veçantë në raportin e Freedom House.

Në korrik të vitit 2023, ishte shkarkuar Shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri. Ai nuk do t’i dinte arsyet e shkarkimit por ajo që dihej, është se Haziri ishte në ekipin që po hetonte ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn dhe ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ky rast, është evidentuar në raportin e fundit të Freedom House..

“Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kret të Ekipit Special për hetim në policinë e Koosvës ka ngjallur shqetësime në Kosovë sa i përket përkushtimit në luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thotë në një pjesë, raporti i fundit i Freedom House për Kosovën.

Një prej rasteve që ka evidentuar raporti i fundit i Freedom House, është largimi i kreut të Shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Megjithëse nuk i referohet me emër, raporti e ka fjalën për Shemsi Hazirin, i cili në kohën kur u shkarkua, ishte në hetim të rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj si dhe atë të Nagip Krasniqit, ish-kryeshef i KEK-ut.

Elaborimi i Visar Ymerit për këtë evidentimin e këtij rasti në Freedom House

Është jashtëzakonisht interesant”, thotë Visar Ymeri në Debat Plus.

“Pavarësisht çka ka prapa, nëse ti e përdorë pushtetin ekzekutiv për me e ndërru policin hetues për një rast korrupsioni, një apo dy, se na për këtë rast kemi dëgju për tjera nuk kemi dëgju, nuk e dimë a ka a nuk ka, po nëse ti e zhvendosë policin dhe e sjell një tjetër, ai ka me ia nis prej fillimi me i zhvillu hetimet prej fillimit.

Fakti që e kanë largu policin në mes të procesit, pa kurrfarë arsyetimi, kjo e bën rastin të dyshimtë.

Arsyeja pse e përmend Freedom House, është për shkak se ngjall dyshime. Pra mund të ketë plot policë të tjerë që i kanë largu, arsyeja pse e kanë përmend është se e bën rastin të dyshimtë.

Nëse raste të tilla ka në polici, qoftë edhe vetëm një që është bë me ndërhyrje të politikës, kjo është ndërhyrje.

Qoftë për qeverinë dhe raportet që po flasim, kur ka ardhë VV në pushtet, e ka kriju përshtypjen te qytetarët për dy gjëra, një që do me e luftu korrupsionin dhe e dyta që din me e luftu korrupsionin.

Vetëvendosja e ka ditë që ka korrupsionin dhe ka thënë kur të vi unë e ndali korrupsionin.

Dhe pastaj, kur kanë ardhë në pushtet, kanë thanë këqyre, për me e luftu korrupsionin na u dashka edhë gjyqësori, që këtë nuk e paskan ditë.

Lajme të ngjashme