Zëvendësministrja e Qeverisë Kurti jep dorëheqje: Dua ta vazhdoj karrierën time profesionale - NACIONALE

Zëvendësministrja e Qeverisë Kurti jep dorëheqje: Dua ta vazhdoj karrierën time profesionale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është raportuar se kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Ky vendim është marrë dje, megjithatë, arsyet e lirimit të saj nga detyra nuk tregohen.

Pas raportimeve në media, ka reaguar ish- zëvendësministrja Linda Çavdarbasha, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar arsyet se pse është larguar nga kjo pozitë.

Çavdarbasha, ka deklaruar se ishte ajo e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për arsye të vazhdimit të karrierës profesionale

‘’Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.’’- ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme