Kryeministri Kurti e liron nga detyra një zëvendësministre - NACIONALE

Kryeministri Kurti e liron nga detyra një zëvendësministre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Sipas dokumentit që demokracia.com ka siguruar konfirmohet lirimi nga detyra i Çavdarbashës.

Ky vendim është marrë dje, megjithatë, arsyet e lirimit të saj nga detyra nuk tregohen.

Sipas pikës dy të këtij vendimi, znj. Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.

Lajme të ngjashme