“Zero TVSH për bukën, miellin…”, Kurtit i publikohet videoja kur premtonte çmime më të lira - NACIONALE

“Zero TVSH për bukën, miellin…”, Kurtit i publikohet videoja kur premtonte çmime më të lira

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po përballet me kritika rreth rritjes të madhe të çmimeve dhe kostove të jetës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, e të cilën e ka shpërndarë edhe z. Shkodran Ramadani, Kurti dëgjohet teksa premton uljen e çmimeve të produkteve familjare.

Madje ai përmend heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për bukën, miellin, vajit e produkte të tjera.

“Shporta familjare do të jetë edhe ma e randë nga pesha, edhe ma e lirë për nga çmimi.” – dëgjohet të thotë z. Kurti në videon e vjetër.

Kujtojmë që përveç çmimit të produkteve bazë të konsumit, së fundmi është rritur shumë (madje në disa raste është dyfishuar e trefishuar) edhe tatimi në pronë.

Lajme të ngjashme