“Bon Vivanti” në ofensivë, Krasniqi i prerë: S’ka shkrirje me Nismën e Limajt, as front të përbashkët
Tashmë grupet që po luftojnë për timonin e drejtimti të PDK-së, kanë filluar të “radikalizojnë” gjuhën. Pas një ofenzive në terren (por edhe në televizione) të “grupit Oda”, tashmë ka ardhur kundërpërgjigja e parë nga “grupi Bon Vivant”, i cili grup aktualisht drejton PDK-në. Në fakt, përgjigja ndaj zërave rreth një rikthimi të Famtir Limajt, kryetar i Nismas, në PDK, i shou z. Memli Krasniqi, kryetar i tanishëm i PDK-së, por edhe figura më e rëndësishme e grupit të “Bon Vivantit.
Madje, toni me të cilin fliste z. Krasniqi të jeptë një llojë sigurie të përzier me arrogancë të pushtetit. Z. Krasniqi ishte i qartë se nuk mund të ketë bashkim, pasi sipas tij një gjë e tillë as nuk ësht temë, duke shtuar se e gjitha është zhurmë.
Për më shumë, Krasniqi në T7 vlerësoi se s’mund të ketë as front të përbashkët opozitar me Nismën, pasi PDK-ja, gjithnjë sipas tij, është e vetmja gjë e rëndësishme për të.
Refuzimi joestetik i Krasniqit
Në një intervistë në T7, Krasniqi u përball me pyetjen ndoshta më të rëndësishme në lidhje me udhëheqjen e PDK-së. Kohëve të fundit, siç shkroi Nacionale, në PDK ka filluar gara e brendshme për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare. Në këtë garë, janë së paku tri grupe: ai i “Odës”, “Bon Vivantit” dhe Bedri Hamza, duke mos harruar edhe fuqinë në prapaskenë të grupit të “Hagës”.
I pyetur nëse mund të ketë një bashkim mes PDK-së dhe Nismas, pra një rikthim të Limajt me shokë në PDK, z. Krasniqi qartësisht theksoi se nuk e ka trajtuar këtë çështje pasi s’ka kërkesë të tillë.
“Të them drejtën, kjo s’është temë fare, sepse për të trajtuar diçka të tillë duhet të ketë një kërkesë. As s’kërkon zotri Limaj me u kthy në PDK, as s’kërkon PDK-ja me kthy zotrin Limaj. Kjo është e vërteta, e shkurtër dhe e thjesht. Nuk është temë që është trajtuar dhe diskutuar, sepse kjo nuk është si me thënë as kërkesë e askujt. Tjetër është pastaj që dikush mundet me pasë edhe interesa të caktuara, dikush tjetër mundet me pasë përshtypje apo percepcione të caktuara, por unë fola për kërkesën që e ka shpreh edhe vetë zotri Limaj për një front. Ajo ishte pyetja e juaj.” – theksoi ai.
I pari aktual i PDK-së lëshoi edhe një bombë tjetër (kuptohet bombë verbale). Ai tha se është kundër koalicioneve të tipit të PAN-it, një qëndrim interesant, ndonëse kur u bë PAN-i, z. Krasniqi ishte kandidat në listën zgjedhore të PAN-it.

“Po e përsëris, çfarëdo lloj aranzhmane të cilat asociojnë me koalicione të tipit të PAN-it, por edhe të VLAN-it, të atyrë që gjithmonë kanë qenë më shumë bashkime për me e luftu dikë tjetër, më shumë se me e shty përpara dikë tjetër, unë nuk do t’i mbështes asnjëherë, dhe ato nuk do të ndodhin.” – deklaroi Krasniqi.
Përveç refuzimit të shkrirjes së Nismas me PDK-në, z. Krasniqi e hodhi poshtë edhe mundësinë e një bashkëpunimi në kuadër të një fronti të përbashkët opozitar.
“As si shkrirje nuk mund të ndodh diçka. Nuk ka kërkesë të tillë dhe unë do të thotë po ua përsëris, për mua me rëndësi është vetëm Partia Demokratike e Kosovës, aktivisti i devotshëm i PDK-së, prej nëndegës në degë e deri këtu në qendër. Njerëzit lojalë të PDK-së që s’e kanë lëshu kurrë PDK-në, as në kohë të vështira, as kohë të mira, ata që sot janë motori i çdo suksesi të PDK-sëm sepse është e vërtetë ne shihemi më shumë, por në fund partitë politike funksionojnë për shkak të strukturave që i kanë dhe sa të fuqishme janë ato. Dhe PDK tradicionalisht e ka pasur strukturën e vetë të konsiliduar dhe të fuqishme dhe siç thash vitin e kaluar ne kemi pasur shumë angazhime për të përmirësuar aty ku kemi pasur defekte nga rezultati i vitit 2020 dhe 2021. Dhe ky është fokusi jem, gjithçka tjetër është zhurmë.” – theksoi ai.” – shtoi ai.
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë përgjigje nga Limaj për këto deklarata të të parit të PDK-së.

