Zeqiri: Nuk kemi pasur ndonjë komunikim me qeverinë, shkak dinamikat që janë duke ndodhur
Kreu i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka folur para mediave nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.
Zeqiri para mediave ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë komunikim me qeverinë deri më tani.
Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të dinamikave që kanë ndodhur.
“Nuk kemi pasur ndonjë komunikim me qeverinë deri më tani. Për shkak te dinamikave të cilat janë duke ndodhur.”- ka thënë Zeqiri, raporton gazetarja e Nacionales nga vendi i ngjarjes, Anita Nikaj.