Zemaj: Seanca po udhëhiqet sipas agjendës së VV-së, për këtë po kërkojmë qartësim nga Kushtetuesja - NACIONALE

Zemaj: Seanca po udhëhiqet sipas agjendës së VV-së, për këtë po kërkojmë qartësim nga Kushtetuesja

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se pasojat nga ngërçi politik po i vuajnë më së shumti qytetarët e vendit.

Në një prononcim për media para vazhdimit të seancës konstituive, ai ka thënë se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për formimin e institucioneve të reja.

Tutje, ai foli edhe për lëndën që kjo parti tashmë e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Ky është një interpretim, nëse ka bazë atëherë presidentja duhet t’i drejtohet Kushtetutueses. Pasojat janë për qytetarët më së shumti nga ky ngërc dhe kjo bllokadë, kapje e institucioneve nga VV.

Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre që të kemi sa më shpejt institucione të reja.

Tash ne nuk mund të interferojmë në afate, por mendoj që e ka më lehtë se e kemi një interpretim bazë, dhe po e kërkojmë më shumë një qartësim. Mënyra se si po udhëhiqet seanca është në agjendën e VV-së, dhe jo në mënyrën e Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit” – tha ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme