Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Joe dhe Jill Biden
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku është pritur nga presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden.
Vizita e Zelenskyt në ShBA ishte e papritur, ndërsa është edhe vizita e parë për të jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Më vonë gjatë ditës, pritet që Zelensky të mbajë një konferencë shtypi të përbashkët me Biden, ndërsa më pas do t'i drejtohet një takimi të përbashkët të Kongresit.
Është bërë e ditur se në mbledhjen e Kongresit, pjesëmarrëse do të jetë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris.
Kujtojmë se pak më herët, për vizitën e Zelenskyt ka folur edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili përshkroi edhe një herë ndihmë e re ushtarake të ndarë për Ukrainën, në vlerë prej 1.8 miliardë dollarësh, ku do të përfshihet edhe sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot.
