Volodomyr Zelensky arrin në ShBA, falënderon popullin amerikan për mbështetjen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tashmë ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot jam në Uashington për të falënderuar popullin amerikan, Presidentin dhe Kongresin për mbështetjen e tyre. Vitin e ardhshëm ne duhet t'i kthejmë flamurin dhe lirinë ukrainase gjithë tokës dhe popullit tonë," ka shkruar ai në Telegram pak kohë pas mbërritjes së tij.
Bëhet e ditur se Zelensky ka zbarkuar në bazën e përbashkët Andrews, ndërsa pritet që më vonë të vizitojë Zyrën Ovale, për bisedime me presidentin amerikan Joe Biden.
Para se Zelensky t’i drejtohet Kongresit në Capitol Hill, është njoftuar se ai dhe Biden do të mbajnë një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.
Kujtojmë se pak më herët, për vizitën e Zelenskyt ka folur edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili përshkroi edhe një herë ndihmë e re ushtarake të ndarë për Ukrainën, në vlerë prej 1.8 miliardë dollarë, ku do të përfshihet edhe sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot.