Zejnullah Gashi propozohet për dekretim për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka nominuar kandidatin Zejnullah Gashi për Kryeprokuror të Shtetit.
Propozimi është bërë sot në mbledhjen e 298-të KPK-së, pas votimit.
Gashi kishte marrë shumicën e thjeshtë të votave, pra pesë vota gjithsej.
Rafet Halimi mori vetëm një votë dhe kandidatët tjerë asnjë.
Në garë janë pesë kandidatë dhe atë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi“.