Zëdhënësja ruse flet disa fjalë për situatën në veri: Pretendon se u përkeqësua pas samitit të Tiranës - NACIONALE

Zëdhënësja ruse flet disa fjalë për situatën në veri: Pretendon se u përkeqësua pas samitit të Tiranës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënsja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, citohet të ketë thënë se situata në veri të Kosovës, u përkeqësua pas samitit të Bashkimit Evropian që u mbajt në Tiranë.

Klan Kosova, duke cituar mediumin “RIA Novosti”, raporton se Zakharova, deklaroi që “BE-ja po merret me provokime anti-serbe”.

“Pakkush i kushtoi vëmendje faktit se acarimi i fundit i situatës në Kosovë ndodhi menjëherë pasi BE-ja mbajti një samit ku përfshiheshin vendet e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Domethënë si dukej: më 6 dhjetor, Bashkimi Evropian mban një samit në Shqipëri. Pranon dokumentin e Deklaratës së Tiranës, i cili mbështet aspiratat e “Ballkanit Perëndimor” për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për më tepër, në një paragraf të veçantë të deklaratës nga Tirana, thuhet se Kosova (si dhe Serbia) janë ‘në rrugën evropiane’”, raportohet se ka shkruar Zakharova në Telegram.

Tutje, ajo ka pyetur “nëse është e çuditshme se një javë më vonë, Prishtina nisi provokime në veri”, ku u arrestua edhe ish-polici Dejan Pantiq, i dyshuar për sulmet që ndodhen atje.

Veç kësaj, zëdhënësja ruse duket se e ka lidhur këtë situatë edhe me aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE.

“Procesi politik ka filluar. Rreziku i përshkallëzimit dhe konfrontimit të armatosur në pjesën veriore të rajonit është në rritje. Pra, në vend të perspektivës evropiane, Kosova do të ketë një perspektivë krejtësisht tjetër”, tha ajo.

Dhjetra protestuesë nga Serbia u mblodhën pasditen e së dielës pranë kufirit me Kosovë, më konkretisht afër pikës kufitare në Jarinjë, nën pretendimet se duan “të zhbllokojnë kalimin për serbët”.

Të njëjtit, dogjën pankarta, shanë misionin e KFOR-it, në prapavi u dëgjuan edhe shpërthime e madje tentuan edhe ta kalojnë kufirin.

Lajme të ngjashme