Zëdhënësi i Qeverisë për draft-statutin: Është pa autor, Qeveria nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Asociacionit - NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë për draft-statutin: Është pa autor, Qeveria nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin sot e ka publikuar gazet Nacionale.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, ai ka thënë se drafti është pa autor.

Kryeziu ka bërë me dije se Qeveria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Asociacionit.

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës do ta mbrojë Kushtetten dhe ligjet e Kosovës.

Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të ngjashme