Zbatimi i planit operativ për ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore, policia arreston 21 persona në Gjilan - NACIONALE

Zbatimi i planit operativ për ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore, policia arreston 21 persona në Gjilan

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Gjilan ka arrestuar 21 persona, të cilët kanë qenë në kërkim të organeve të drejtësisë.

Në njoftimin për media është bërë me dije se arrestimi i këtyre personave është bërë i mundur në saje të zbatimit të një planit operativ për ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore.

“Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, duke vepruar në bazë të autorizimeve ligjore, ka formuar një task forcë të veçantë me fokus arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë. Gjatë periudhës 13.05.2025 deri më 13.08.2025, përmes veprimeve operative të planifikuara dhe të koordinuara në terren, janë realizuar disa operacione policore, të cilat kanë rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e njëzet e një (21) personave të shpallur në kërkim nga gjykatat kompetente”, është thënë në njoftimin e policisë, duke treguar disa detaje për të arrestuarit.

“Personat e arrestuar kanë qenë të dënuar me masa burgimi nga 1 (një) deri në 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj, për vepra të ndryshme penale, përfshirë: •Vrasje në tentativë, •Trafikim me njerëz, •Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, •Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, •Bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç, •Vjedhje e Vjedhje të rënda, si dhe vepra të tjera penale. Pas përfundimit së procedurave ligjore, të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan vazhdon me përkushtim në zbatimin e ligjit, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për lokalizimin dhe arrestimin e personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme