VV, ndryshe nga Kaçaniku, po e ditka çka është frika: Pas tubimeve masive të opozitës, e ritransmeton në RTK tubimin e djeshëm
Ndryshe nga kënga e Kaçanikut, Vetëvendosja del se po e ditka çka është frika.
Pas tubimeve gjigante të dy partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së, ku gufuan sheshi “Zahir Pajaziti” dhe “Skënderbeu” ka zgjedur të ritransmetojë në RTK tubimin e mbrëmshëm.
Kështu njoftoi zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
“Për të gjithë pjesëmarrësit në tubim, transmentimin e Tubimit përmbyllës në Prishtinë mund ta shohin sot në 20.10 në RTK”, shkroi Manxhuka.