VV me video për të vërteten e vonshme: Kurti i thotë jo KiE-së së kushtëzuar me Asociacion
U desh të afrohej rreth një javë afatit përfundimtar kur mbledhen Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, që Qeveria e Kosovës të dalë t’ia kumtojë qytetarëve që pranimi përfundimtar në KiE është “kushtëzuar” me hapa drejt Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.
Çka ishte shkuar qysh në raportin e Dora Bakoyanis – çka mënjanohej me zell nga qeveria në përmendje – tash e tha edhe qeveria. Asociacioni është kusht, tha Kurti, por jo edhe i pranuar. “Qeveria ka punuar dhe ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim meritor në KiE. Anëtarësimi sjell përfitime për qytetarët e sidomos për komunitetet joshumicë andaj nuk është dashur të kufizohet. Qeveria së pari nuk ka pranuar draftin sepse ai është refuzuar paraprakisht. Dhe së dyti, qeveria nuk pranon kushtëzimin me asociacion. Për 'normalizim' me Serbinë flasim në Bruksel jo në Strasburg”, tha Kurti sot në mbledhjen e qeverisë.