VV-ja mbrohet duke sulmuar, Rrustemi akuzon opozitën për korrupsion: Ka kaluar koha e juaj - NACIONALE

VV-ja mbrohet duke sulmuar, Rrustemi akuzon opozitën për korrupsion: Ka kaluar koha e juaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fjalën e tij, Rrustemi ka kritikuar opozitën, duke përmendun Komunën e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut e Gjakovës, që udhëhiqen nga PDK, LDK e AAK, si komuna që nënshkruajnë kontrata njëburimore.

“A mund të na tregoni se në çfarë situate të jashtëzakonshme, çfarë tërmeti ose fatkeqësi natyrore ka pasur në vitet kur ju keni qeverisur apo të mos shkojmë aq larg sa mund të keni harruar. A na tregoni se çfarë situate të jashtëzakonshme paska qenë Komuna e Prishtinës, kryetari i sëcilës nga dita e marrjes së mandatit deri në fund të vitit 2023, ka shpenzuar 66 kontrata të tilla me shumë totale 6 milionë e 245 mijë euro.” – tha ai.

Tutje, ai ka akuzuar opozitën për korrupsion, duke i cilësuar si ekspertë të tenderëve.

“Mund të jeni ekspertë të tenderëve ose të kontratave njëburimore, por duhet të bindeni për një gjë: ka ikur koha e juaj. Në qeverisjen Kurti nuk ka praktika si në kohën tuaj, në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuara dhe nuk ka korrupsion” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme