VV-ja jep shenja se nuk do të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses, hidhen në sulme të ulëta ndaj gjyqtarëve - NACIONALE

VV-ja jep shenja se nuk do të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses, hidhen në sulme të ulëta ndaj gjyqtarëve

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka pëlqyer aspak aktgjykimi i dytë Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Pika për anulimin e votimit të fshehtë dhe kufizimi se një deputet nuk mund të propozohet për kryetar të Kuvendit më shumë se tri herë duket se i ka shokur deputetët dhe zyrtarët e lartë të kësaj partie.

Në kritikat e tyre, ata kanë lënë të kuptohet se VV-ja nuk pajtohet me këtë aktgjykim. Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese po pretendon të ua marrë pushtetin, ndonëse në asnjë pikë të aktgjykimit nuk thuhet një gjë e tillë.

I pari që i ka nisur kritikat ndaj Kushtetueses ka qenë deputeti Hekuran Murati, i cili me profesion është ekonomist.

Në vitin 2014, për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet, Gjykata Kushtetuese ishte bërë vegël e PDK-së dhe kishte vendosur që: 1. Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve, pra PDK-në. Nëse nuk ishte PDK-ja në Qeveri, vendi duhej të shkonte në zgjedhje. 2. Pozita e Kryetarit të Kuvendit i takonte fituesit të zgjedhjeve, pra PDK-së, dhe deputetët s’kishin rrugë tjetër pos ta realizonin këtë, qoftë me votim të hapur, të fshehur, apo çfarëdo forme tjetër”, ka shkruar ai, duke shtuar se në vitin 2020 Kushtetuesja bëri një kthesë.

Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese bëri kthesë dhe e ndryshoi pikën 1, kur i dha të drejtë Presidentit asokohe që të mandatonte një qeveri pa fituesin brenda, sepse fituesi ishte Lëvizja Vetëvendosje. Në vitin 2025, kësaj radhe në disa akte, Gjykata Kushtetuese përsëri bëri kthesë edhe për pikën e dytë, ku tash e thotë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, dhe madje vendos edhe kufizim në vetëm 3 tentime, sepse fituesi është Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje. Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë”, ka shkruar ai.

Pas tij, Kushtetuesja është kritikuar edhe nga deputeti Armend Muja dhe deputetë të tjerë.

Por, më e ashpra në sulme ishte komisarja e VV-së, Dejona Mihali.

Ajo ka linçuar me rend të gjithë anëtaret e aktual të Gjykatës Kushtetuese.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo pretendon se të gjithë gjyqtarët kanë lidhje me partitë e opozitës dhe Listën Serbe.

Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës. 5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre. Nexhmi Rexhepi - Kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj. Safet Hoxha - Nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës”, ka shkruar Mihali, duke përmendur edhe gjyqtarët tjerë.

Bajram Latifi - anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak. Radomir Laban - anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN. Remzie Istrefi Peci - anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN. Enver Peci - anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare Jeton Bytyçi - anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare”, ka shkruar Mihali.

Në linje më të ka shkruar edhe deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo pretendon se demokracia përfaqësuese është anuluar sot.

Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më. Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari. 6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, ka shkruar Bogujevci.

Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se deputetët e nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme.

Në piken e tretë gjykata konstaton se kryesuesi i seancës Konstituive të Kuvendit nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25.

Kurse, në tri pikat vijuese gjykata urdhëron deputetët për tri çështje.

Në piken e katërt, gjykata i urdhëron kryesuesin e Seancës Konstituive që të vazhdojë seanca për zgjedhjen e kryetar të Kuvendit përmes votimit të hapur. Ky votimi mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin e njëjtë.

Më pas, gjykata urdhëron deputetët e zgjedhur gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

Ndërsa në piken e gjashtë deputetët që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi.

Lajme të ngjashme