VV bën video për arrestimin e Millenkoviq-Llunes: Republika nuk zmbrapset
Vetëvendosje e ka bërë një video pas arrestimit të Millun Millenkoviq-Llunes gjatë ditës së djeshme në Mitrovicën e Veriut nga ana e Policisë së Kosovës.
Në këtë video shfaqet fillimisht një rrahje mes qytetarësh, dhe më pas tregohet se është arestuar Millenkoviq-Llune.
“Republika nuk zmbrapset!” - ka shkruar kjo parti politike.
Ata e kanë përmendur edhe statusin e djeshëm të ministrit Sveçla, derisa kanë thënë se Llune kishte sulmuar KFOR-in, Policinë dhe dy të rinj shqiptarë.
Në këtë video, ata nuk kanë akuzuar opozitën apo kritikët e tyre për ndonjë gjë.
Postimi i plotë në Twitter:
Republika nuk zmbrapset!
— Lëvizja VETËVENDOSJE (@LVetevendosje) June 14, 2023
Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-it, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës. pic.twitter.com/fqotE8oPo7