Sillet bota: "Lajmet redaktohen në zyre të Qeverisë" - Qe çka thoshte komunikata e VV-së më 2012 për RTK-në - NACIONALE

Sillet bota: "Lajmet redaktohen në zyre të Qeverisë" - Qe çka thoshte komunikata e VV-së më 2012 për RTK-në

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pushteti i Vetëvendosje nuk dallon shumë nga pushteti i PDK-së dikur në raport me kapjen e Radiotelevizonit të Kosovës. Krejt kritikat që VV-ja i bënte në vitin 2012 ndaj RTK-së e PDK-së, janë të ngjajshme me kritikat që tani po i bëhen Qeverisë Kurti e VV-së për kapjen e RTK-së. VV-ja e Albin Kurtit më 2012 besonte se lajmet e RTK-së përgatiteshin e redaktoheshin në Qeverinë e Kosovë dhe në Zyrat e PDK-së, ndërsa tash njëjtë besohet se lajmet bëhen gati nga VV-ja e transmetohen në lajmet qendore të televizioni publik. Qe çka thoshte dikur Vetëvedosje për RTK-në?

Kapja e RTK-së përmes drejtorit me librezë të partisë së VV-së, Rilind Gërvalla, duke publikuar lajme të rreme kundër Nacionales e Periskopit, kanë çuar në një dimension tjetër raportimin të RTK-së.

Si shkak i kësaj kapje, na ra ndërmend një komunikatë (e fshirë nga faqja e VV-së) e Vetëvendosjes me mal kritika e akuza të rënda ndaj RTK-së.

“RTK-ja jopublike” – mbante titullin komunikata e VV-së e shkruar më 2012, në të cilën nuk lihej gjë pa i thënë RTK-së e pushteti të atëhershëm që drejtohej nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Në këtë komunikatë, VV-ja thoshte se RTK-ja është televizion qeveritar dhe jo publik.

Mirëpo, mediumi “publik” RTK me mënyrën se si po i përshtatet interesave ditore të pushtetit, e ka përjashtuar vetveten nga pushteti që do të duhej ta kishte. Në fakt, “televizioni publik” me politiken redaktuese të tij, është një televizion qeveritar, duke mbuluar në pothuajse 80 % të lajmeve Qeverinë dhe dëmet e të këqijat që ky pushtet po bën në përgjithësi.” – thuhet në hyrje të kësaj komunikate.

Më tej, VV-ja aty thotë qartazi se lajmet qendrore të RTK-së përgatiten e redaktohen në zyrat e PDK-së që qeveriste atëherë me vendin.

Bile, VV-ja thoshte se RTK-ja kritikohej nga organizatat për medie se ka “anuar hapur nga dikush e ka sulmuar dikë tjetër” dhe Vetëvendosje e dinte mirë që RTK-ja mund të jetë e lirë nëse drejtuesit nuk janë të politizuar, por fatkeqësisht nuk e praktikuan pas ardhjes në pushtet.

Jo rallëherë ky medium është kritikuar nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare që merren me mediet, për faktin se hapur ka anuar nga dikush e ka sulmuar dikë tjetër. Ata që i dëgjojnë më vëmendje lajmet e RTK-së, e sidomos ato qëndrore (19:30), kanë shumë të drejtë në dyshimet e tyre se lajmet po përgaditen ose redaktohen në zyrat e Qeverisë së Kosovës dhe në ato të PDK-së. Është e ditur se kushti elementar në fushën e gazetarisë është liria e të shprehurit dhe ajo për të transmetuar. Një televizion që pretendon të jetë publik, sikur RTK-ja, nuk mund të funksionojë dhe të punojë normalisht po qe se nuk ka liri, dhe që drejtuesit që janë aty të mos jenë të politizuar.” – thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, VV-ja nuk i ndalet akuzat në këtë shkrim, duke cituar raportet se RTK-ja “zërat kritikë, qëllimshëm dhe me porosi po shtypeshin duke e keqinformuar publikun me të kundërtën e lajmit.

Ndërsa, nuk i ndahej mendimit se “në të vërtetë RTK-ja punon për PDK-në dhe qeverinë” dhe që është “TV i PDK-së”.

VV-ja në këtë komunikatë e pati edhe këtë mesazh, duke thënë se RTK-ja nuk meriton të funksionojë me para të taksapaguesve të Kosovës.

Po ashtu, në komunikatë VV-ja shpresonte se RTK-ja do të ndryshojë për mirë, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe kritikat e dikurshme të VV-së janë harruar dhe praktikohen veprimet e dikurshme të PDK-së për RTK-në.

Mbetemi më shpresë se një ditë do të degjojmë në RTK se ka ndryshuar për të mirë RTK-ja. Deri atëherë mbetet shumë për t’u dëshiruar.” – përfundon komunikata.

Ndërkohë, pushteti i Vetëvendosjes është kritikuar për kapjen e RTK-së që nga emërimi i anëtarit të tyre në krye të televizionit publik.

RTK-ja ditë më parë sulmoi rëndë Nacionalen e Periskopi bash në lajmet qendrore që siç e lexuam më lartë e që VV-ja thoshte se bëhen në Qeveri e në zyrat e partive politike.

Lajme të ngjashme