Katër dorëheqje, rri Rilindi: Krejt çka ndodhi sot pas vetëlargimit të dy anëtarëve të Bordit të RTK-së - NACIONALE

Katër dorëheqje, rri Rilindi: Krejt çka ndodhi sot pas vetëlargimit të dy anëtarëve të Bordit të RTK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbi bazën e vetme “na tha një bashkëbisedues i ynë nga Kosova” tashmë RTK që nga sot etabloi standard të ri të raportimit mediatik, ku, rrjedhimisht, përkthehet të jetë e mundshme të emërtohet cila-të-duash media se gjoja “financohen nga Serbia” dhe të jepet në lajme qendrore të televizionit publik.

Rilind Gërvalla, drejtori me librezë të partisë të Vetëvendosjes në RTK, kaloi pa asnjë grimcë pasoje për botimin e një lajmi të një media rekordthyese për nga përmbajtja mashtruese, dezinformuese, të rreme, të ranguar me “Alo”-n e “Informer”-in serb nga kontrollues të çertifikuar faktesh si “Raskrinkavanje” që ka vulën e “Rrjetit Evropian të Kontrolluesve të Fakteve”, “Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve” dhe “Meta”-s që gjurmon, identifikon dhe shlyen lajmet e rreme në rrjetet sociale. Fjala është për “Slobodna Bosna”-n.

Krejt kjo situatë që goditi rëndë në predikamentit shoqëror, u konkludua më tej edhe me dy dorëheqje të fundit nga Bordi i RTK-s, si kryetar Besnik Boletini dhe Arta Berisha kur këta dy të fundit e panë që s’bëhet fjalë, hierarkisht, të lejohen masa ndaj Rilind Gërvallës apo personave përgjegjës.

Qysh në të dalë ai lajm, tregoi bindjet e tij Boletini, “artikulli kishte shkelur standardet profesionale, nuk kishte vend në RTK, duhej hequr nga ueb-sajti, duhej kërkuar falje dhe duhej suspenduar të gjithë personat e involvuar”.

Komisioni ad-hoc që qe formuar për të hetuar shkeljet profesionale dhe etike në atë ‘raportim’ të urdhëruar nga Rilind Gërvalla gjeti një mal prej tyre, por për të mbetur pa asnjë grosh llogaridhënie. Pse? Sepse Adi Krasta s’lejoi, tregoi Boletini në njoftimin e tij të dorëheqës.

Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”.

Ne si bord kishim në përgjegjësi suspendimin e drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe, Rilind Gërvalla dhe të sqarohet mirë situata për vendim final. Kjo gjë u bë e pamundur nga tre anëtarët tjerë, ishin kundër kësaj mase, (Albulena, Dardani dhe Radojica)”, shpjegoi më tej Boletini.

Këtu Boletini më tregoi që gjendja në RTK ishte bërë “e pakapërdishme”.

Prandaj, në rrethanat kur: Shkeljet janë evidente dhe të dëshmuara dhe bordi u gënjye nga stafi editorial; Zëvendësdrejtori që i ka përgjegjësitë e drejtorit nuk merr masa; Bllokohet tentimi për të emëruar një u.d që merr masa – duart janë të lidhura dhe qëndrimi i mëtutjeshëm është i paefektshëm dhe i pakuptimtë”, tha ai.

Edhe anëtarja e bordit, Arta Berisha, që u dorëheq e dha gjendjen si të papërballueshme e tolerueshme më tej; rrjedhimisht edhe heqja dorë e saj.

Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së".

"Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit - botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër - janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK.” – ka përfunduar ajo.

Shpjegimi i Jeton Musliut se si “e shiti” Gërvalla atë lajm

Redaktori i lajmeve qendrore Jeton Musliu po ashtu ia kishte qitur krejt të zezat e Rilind Gërvallës; fije-për-pe, teksa jepjte për publikun intenzitetin e presionit dhe shtrëngimit redaktorial.

U kërkua nga redaksia verfikimi i përmbajtjes së atij teksti të Sllobodna-Bosnës – tekst ky pa autor, pa fakte, pa evidenca e prova, pa asgjë të prekshme e matshme, as shifër objektive, hiçasgjë përveç një thashethemi anonim të një “bashkëbisuedi nga Kosova”. Teksti, shpjegoi ai, ishte dërguar “i përkthyer tërësisht”, siç edhe u lexua në lajmet qendrore pa asnjë ndërhyrje.

Jam i gatshëm të bart përgjegjësinë, sido që të jetë ajo. Por jo pa u shoshitur të gjitha”, e pati nisur shkrimin shpjegues, Jeton Musliu, derisa edhe ndau krejt korrespondencën me eprorët e tij.

E para: Musliu e shpjegoi kronologjikisht se si kishte ardhur deri te lajme, kush e solli, dhe si u soll. Një emër i përvetshëm del këtu: Rilind Gërvalla. Ky i fundit e paraqiti për gjoja tekst të “Radio Sllobodna Evropës” (Radio Evropa e Lirë, shërbimi në gjuhën serbe) dhe kërkoi të bëhet si tekst në kombimin me një kronikë autorale të RTK-së.

(Rilind Gërvalla) tha se edhe Radio ‘Slobodna Evropa’ ka publikuar nje artikull e te cilin bashke me kete artikullin autorial nga RTKlive, te behet nje kombinim. Ai tha se ‘Slobodna Evropa”’ vazhdimisht edhe duke e perditesuar lajmin”.

Z. Gervalla dhe znj. Berbatovci u thash qe meqe behet fjale per artikull te publikuar se pari nga RTKlive si medium yni dhe Radio ‘Slobodna Evropa’ (Radio Evropa e Lire), do ta shikoj se cfare mund te bej”, e shpjegoi fillimisht ai.

Dhe pastaj, Musliu nisi të kërkoj tekstin e “Radio Evropës së Lirë” por tek më vonë ia dërgoi linkun Rilind Gërvalla e ku dola “Bosna e Lirë”

Ne oren 13:19 minuta, drejtori Gervalla me dergoi dy linqe. I pari i artikullit nga RTKLive dhe i dyti nga ‘Slobodna Bosna’. Aty e kuptova se kot kisha kerkuar artikullin ne ‘Slobodna Evropa’”.

Kur e pa se çfarë përmbajtje kishte aty – dhe si ishte ndërtuar ajo përmbajtje – Musliu iu drejtua u.d kryeredaktores së RTK-së, duke i thënë se “kjo është absurde”.

Shkova ne zyren e saj, dhe i thash se kjo eshte absurde. Nuk kishte fakte as deshmi per keto pretendime te nje portali boshnjak dhe se prapa mund te fshihet diçka tjeter. Për më tepër, artikulli i RTKlive dhe ai boshnjak, nuk kishin lidhje njëri me tjetrin”.

Në emailin vazhdues e shpjegues Musliu e jep që inicuesi ishte Rilind Gërvalla, ndërsa ai vet ishte kundër, ku edhe u kishte shkruar eprorëve të tij se “ua kam shpjeguar në hollësi mosmiratimin tim për publikim të atij lajmi,për shkak të përmbajtjes absurde, e gjithashtu”.

Këtu Musli shpjegon “mospajtimet deri në nivel moskomunikimi me Rilind Gërvallën” si pasojë e presioneve “jo vetëm me bërtima” të këtij të fundit. Dhe këtu nis numëron rastet bashkë me kërkesën që t’i miratohet largimi nga detyra e tij prej redaktorit.

Lajme të ngjashme