Vuletiq: ‘’Pres që SHBA-të dhe BE-ja të tregojnë autoritet për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit’’
Sociologu Vladimir Vuletiq tha se pret që SHBA-të dhe BE-ja të tregojnë autoritet të mjaftueshëm për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Ai thotë se nëse kjo nuk ndodhë, do të ketë një lloj përshkallëzimi të situatës në Kosovë, raporton Tanjug.
"Ne dëshmojmë se ende nuk ka konsensus për këtë çështje të rëndësishme kombëtare, edhe në vetë Serbinë. Ekziston një lloj dallimi i rëndësishëm në mënyrën se si të zgjidhet problemi i Kosovës. Ju keni një rrymë që mbron përfundimin e plotë të çdo bisedë për një politikë të ashpër të Serbisë ndaj Kosovës, për të cilën nuk dihet saktësisht se çfarë do të thotë, në anën tjetër, ju keni përpjekje që disi ta përfundoni këtë gjë duke e lënë Serbinë të heqë dorë nga Kosova”- u shpreh z. Vuletiq.
Sot zëdhënësi Peter Stano nga BE-ja u shpreh se do të kishte pasoja nëse palët nuk do të respektonin marrëveshjen në fjalë.