Vuçiqi flet për raportet mes shqiptarëve e serbëve: S’ka zgjidhje tjetër veç dialogut
Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka mbajtur një fjalë pas përfundimit të mbledhje së quajtur “Kuvendi gjithëserbë”, që u organizua sot në Beograd.
Në fjalën e tij, Vuçiqi ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve, duke thënë se s’ka zgjidhje tjetër përveç dialogut.
“Ne besojmë se paqja është interesi ynë kryesor. Folëm edhe për dialogun si një mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve, nuk ka zgjidhje tjetër, përveç respektimit të marrëveshjes, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër” – ka thënë Vuçiqi.