Vuçiq: Besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin maqedonoverior Dimitar Kovaçevski në Veronë të Italisë.
Siç shkruan Kosovo-Online, Vuçiq ka thënë në një konferencë për media se ka diskutuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministren e Maqedonisë së Veriut Dimitra Kovaçevski se si të ndihmohen njerëzit e zakonshëm dhe si të largohen të gjitha pengesat dhe të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve.
Ai ka thënë se ka çështje për të cilat Serbia dhe Shqipëria nuk pajtohen, siç është çështja e Kosovës, por edhe se “në vend që të fajësojmë njëri-tjetrin, duhet të flasim për ekonominë dhe marrëdhëniet më të mira mes shteteve”.
“Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të vazhdojmë me konfliktet? A duhet të na ndodhë një Ukrainë e re? Ka shumë njerëz në Serbi që presin një konflikt. Çfarë prisni? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për serbët dhe shqiptarët? do të bëjë gjithçka për ta shmangur këtë dhe unë mendoj se Edi po bën të njëjtën gjë. Ne e dimë se cilat janë dallimet tona dhe jetojmë me këtë. Njerëzit duhet të jenë në kontakt dhe unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve." - ka thënë Vuçiq.