Vuçiq: Zhvillime tektonike, moment jo i lehtë - NACIONALE

Vuçiq: Zhvillime tektonike, moment jo i lehtë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Aleksandar Vuçiq ka folur pas zhvillimeve në veri.

Në një paraqitje televizive për TV Pink, i pari i serbëve ka thënë se këto ndryshime janë tektonike.

"Ne po flasim për politika të mëdha, ndryshime tektonike, pas dhjetë viteve serbët kanë vendosur t'i lirojnë institucionet e Prishtinës", tha ndër të tjerash Vuçiq.

Veç kësaj, ai deklaroi se deklaratat se ata i kanë lëshuar pozitat me urdhër të Beogradit janë të pakuptimta.

"Këto deklarata janë të pakuptimta dhe u shkojnë për shtati të huajve e vet Albin Kurtit", pohoi tutje ai.

Lajme të ngjashme