Vuçiq thotë se këshilltari special, Chollet viziton Beogradin javën tjetër
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq raportohet të ketë konfirmuar se javën tjetër, më 11 ose 12 janar, këshilltari i lartë i Departmanetit Amerikan, do ta vizitojë Beogradin.
Radio Evropa e Lirë raporton se Vuçiq i ka bërë të ditura këto detaje gjatë një konference për media.
Ai veç kësaj, ka konfirmuar se pas tij, në Serbi do të udhëtojnë edhe negociatorët evropianë, siç edhe është përfolur këto ditë.
“Ne i përmbahemi Kushtetutës sonë dhe jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhje të panumërta kompromisi.” – citohet të ketë thënë ai.
Nga pallati presidencial, siç transmeton media pro-regjimit të Vuçiqit, Kurir.rs, i pari i serbëve ka folur edhe për njohjet e Kosovës.
Sipas tij, janë nëntë vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Veç kësaj, ai ka publikuar edhe emrat e tyre.
Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estëatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, sipas Vuçiqit, kanë tërhequr njohjen.
