Vuçiq: Serbia do ta respektojë kërkesën e Borrelit - Kurti u paralajmërua për pasojat
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sonte rreth orës 23 do të takohet me serbët nga Kosova dhe se kërkesa e tij do të jetë shumë e qartë për ta - të përpiqen të ruajnë paqen, raporton mediumi serb N1.
Vuçiq tha se në mbrëmje do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviq.
“Problemi për ne është se serbët e dinë mjaft mirë se nuk është obligim i tyre të paguajnë haraç që nuk është paraparë me asnjë ligj, ka zemërim të madh në mesin e popullatës serbe në veri të Kosovës.. një takim me Daçiqin, Mojsiloviqin dhe Vuçeviqin dhe më vonë do të takohem me Mojsiloviqin dhe Vuçeviçin, dhe nga data 22, 23 edhe me serbët nga Kosova, kështu që supozoj se do ta përfundojmë në mëngjes”. - tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë tha se Serbia do ta respektojë kërkesën e Borrellit dhe Serbia as nuk do të lëshojë apo rinovojë targa.
“Duhet të shqetësohemi, por nuk ka arsye për panik, sepse kur ke të bësh me njerëz të papërgjegjshëm, që luajnë me jetën e fëmijëve të tjerë... Sot pashë sa herë Borrelli e paralajmëroi përfaqësuesen e Prishtinës dhe i tha - ne kemi inteligjencë, do të ketë probleme të mëdha”. - tha ai.
Vuçiq dhe Kurti folën në Bruksel si pjesë e një dialogu të nivelit të lartë, i cili u mblodh nga BE në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin dhe tensionet në terren.