Vuçiq sulmon mediat e Kosovës për terroristët: Janë serbë, por jo njerëz nga Serbia - NACIONALE

Vuçiq sulmon mediat e Kosovës për terroristët: Janë serbë, por jo njerëz nga Serbia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë adresimit të dielës, për situatën në veri të vendit, ku i vrarë ka mbetur një polic e të paktën tre anëtar të grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ka sulmuar mediat për raportim të gënjeshtërt sipas tij.

Krejt kjo sepse sipas Vuçiq, mediat në Kosovë thanë se bëhet fjalë për grupe të financuar e organizuar nga Serbia ose Rusia, kurse sipas tij, në fakt bëhet fjalë për serb lokal të revoltuar.

Madje Vuçiq, pretendon se këta serb ranë pre e provokimeve të Kurtit.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

“Unë, në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

Lajme të ngjashme