Vuçiq: Rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar - Europa nuk na toleron më - NACIONALE

Vuçiq: Rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar - Europa nuk na toleron më

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një fjalimi të paralajmëruar këtë të hënë ku pritej t’i drejtohet popullit serb në lidhje me presionin ndërkombëtar që po i bëhet për të arritur marrëveshje me Kosovën, ka thënë se sot është gjithçka më e vështirë pasi rrethanat politike kanë ndryshuar.

Ai ka thënë se Evropa tashmë është në luftë dhe nuk sheh zgjidhje të kapërcehet në kuptim politik pasi që, siç ka thënë ai, Evropa është në oborrin e tyre dhe Serbia është oborri i tyre.

Siç u shpreh ai, konteksti i plotë evropian është i tillë që, po të shikojmë me kujdes, pas konfliktit ukrainas-rus, gjithçka është kthyer në një nga problemet më të mëdha për ne.

"Unë kam marrë pjesë në të gjitha diskutimet, që nga koha kur Daçiq ishte në krye të Qeverisë dhe asnjëherë nuk është dukur kështu. Pyetja është pse? Fakti është se rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar, Evropa është në një luftë de facto. Nuk ka tolerancë për të kërcyer në kuptimin politik, e nga ana tjetër ata e duan në oborrin e tyre, edhe ne jemi oborri i tyre, dhe ata duan që gjithçka të jetë si të duan" - tha Vuçiq.

Nuk ka përparim për ne nëse nuk punojmë, as në Evropë, as nuk është e mundur të bëjmë asgjë nëse nuk bashkëpunojmë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme