Vuçiq për takimin me Kurtin: Po të isha më budallai në botë do të isha më i përgatituri - NACIONALE

Vuçiq për takimin me Kurtin: Po të isha më budallai në botë do të isha më i përgatituri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 27 shkurt në Bruksel.

Vuçiq ka thënë se duhet të jetë shumë budalla që të mos përgatitet dhe të mos dijë se çfarë e pret.

Nuk ka shumë biseda me Kurtin. Ai njeri menjëherë fillon të flasë për Sllobodan Millosheviqin, vuajtjet e tij..., nuk e di, Adem Demaçin... Atëherë e kuptoni se ai ka mbetur prapa në atë kohë, dhe kaq..." - tha Vuçiq.

Ai ka thënë se “sigurisht që do të flitet për formimin e Asociacionin”.

E di, Kurti do të shkojë me historinë - po, po, unë pranoj gjithçka, por Serbia do të duhet të pranojë gjithçka... Dhe kështu... i kam parë të gjitha ato marifete të panumërta, kështu që kjo do të jetë taktika ime. I ndoqa të gjitha ato biseda kaq herë, më shumë se të gjitha bashkë. Po të isha më budallai në botë do të isha më i përgatituri. Mendoj se nuk jam tamam njeriu më budalla në botë... " - tha Vuçiq.

Vuçiq ka sulmuar ministrin për Kthim, Nenad Rashiq dhe këshilltaren e tij, Rada Trajkoviq.

Lajme të ngjashme