Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova: Koha për të treguar seriozitet dhe përgjegjësi si komb - NACIONALE

Vuçiq pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova: Koha për të treguar seriozitet dhe përgjegjësi si komb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka takuar mbrëmë në orët e vona përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Beograd, pas takimit që pati me kryeministrin, Albin Kurti në Bruksel.

Vuçiq në Instagramin e tij, ka thënë se u ka kërkuar serbëve që të jenë të kujdesshëm dhe të qetë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

“...t'i përgjigjen arrogancës dhe arrogancës së të tjerëve ashtu siç përgjigjen gjithmonë njerëzit e denjë. Ne vetëm duam të mbrojmë tonat dhe asgjë më shumë. Kështu që jam i sigurt se si komb do të tregojmë pjekuri dhe do të ruajmë vatrat tona”, ka thënë Vuçiq, siç shkruajnë mediat serbe.

Takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit e serbëve të Kosoëvs, vjen pas takimit që pati në Bruksël me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takim ky, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat.

Lajme të ngjashme