Vuçiq: Nëse Kurti heq dorë nga idetë e tij, marrëveshja mund të arrihet pasnesër
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës mund të arrihet në muajt e ardhshëm”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “një marrëveshje mund të arrihet pasnesër, nëse Kurti heq dorë nga idetë e tij”.
"E shihni në këtë letër të Bashkimit Evropian, thonë se të gjithë secesionistët duhet të sulmohen. Dhe ata secesionistët, kanë bërë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Pra, deri ku mund të shkojë kjo paturpësi. Nuk mund të durohet, nuk kam fjalë për të përdour. Ata duan të dënojnë ata që mbështesin shkëputjen, mendoj pjesë të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës,”- është shprehur Vuçiq, raporton Kosovo Online.
Ndër të tjera, Vuçiq ka theksuar se të premten Serbia do të ketë një bisedë vendimtare me fuqitë më të mëdha të botës dhe se rezoluta e BE-së paraqet presion.
Bëhet e ditur se ai gjithashtu ka komentuar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe të vendosur përballë hotelit të tij në Davos, duke thënë se është argëtuar nga ai ‘provokim’.

