Vuçiq: Kurti nuk e nënshkruan Asociacionin - NACIONALE

Vuçiq: Kurti nuk e nënshkruan Asociacionin

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po regjistron sonte një tjetër paraqitje të radhës televizive.

Ai ka shpalosur shumë çështje nga diskutimet e djeshme në Bruksel, ndërsa pashmangshëm përmendi edhe Asociacionin.

Vuçiq tha se nuk pret që Kurti ta bëjë një gjë të tillë, teksa pohoi se këtë ua tha edhe evropianëve në Bruksel.

Veç kësaj, i pari i serbëve shtoi se ky është thelbi që nga viti 2013.

“Unë s'pres që Kurti të formojë Asociacionin. E kam thënë gati 60 herë në Bruksel dje. Ata e dëgjuan atë që thashë. Ky është thelbi i asaj që mungon nga viti 2013.

Kur të formohet, atëherë do të duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, edhe ato të vështirat. Kurti thotë se nuk do ta zbatojë atë që ka nënshkruar dikush tjetër, se ka qenë një qeveri kriminale në atë kohë”.

Lajme të ngjashme