Vuçiq: Ka disa ide për veriun, në mbrëmje e merrni vesh përgjigjen e kërkesave tona për Rezolutën 1244
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë sërish disa deklarata pasi u takua me përfaqësues të ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian (BE).
Ai është shprehur se ka “disa ide” për situatën në Kosovë, dhe se nuk është e qartë nëse do t’ia dalin mbanë apo jo dhe po ashtu se nuk ka dijeni nëse situata do të qetësohet.
“Ka pasur disa ide, nuk e di nëse do të kemi sukses, situata është e komplikuar. Ne do të përpiqemi të ruajmë paqen, - tha z. Vuçiq në konferencën e përbashkët me presidentin hungarez Viktor Orban.
Vuçiq u pyet edhe nëse do t’i njoftonte emrat e vendet që gjoja se kishin tërhequr njohjen për Kosovën. Ai u përgjigj duke thënë se lëvizjet e mëtejshme do ztë zbuloheshin gjatë mbrëmjes.
Por, ai përsëri përmendi Rezolutën 1244 përmes të cilës po bën kërcënimet ndaj Kosovës për kthim të ushtrisë.
“Do ta dini përgjigjen e kërkesave tona në lidhje me rezolutën 1244 dhe tërheqjen e njohjes (së Kosovës) nga shtetet.” – u shpreh z. Vuçiq.