Vuçiq ia qan hallet ambasadorit rus: Asnjë fjalë për sulmet e grupit terrorist serb në veri - NACIONALE

Vuçiq ia qan hallet ambasadorit rus: Asnjë fjalë për sulmet e grupit terrorist serb në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, ALeksandar Vuçiq, është takuar sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandaër Botsan-Kharchenko.

Vuçiq i është ankuar njeriut të Putinit për situatën në Kosovë, megjithatë nuk e ka zënë në gojën sulmin nga grupi terrorist serb në veri.

“Bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Botsan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova Botsan-Kharchenkon për faktin se në Kosovë po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti serb.

Lajme të ngjashme